>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Varri

Poshtërsia s’ka kufi,
Për të ligun zemër zi,
Egërsirë si në mal,
Që të vjedh edhe varr.

Kam parë, dhe po shoh,
Çfar do lloji vjedhje ndodh,
Por të vjedhësh dy metra dhe,
Jo për besë se kisha ndie.

Pse vëllau vjedh vëllanë,
Treqind euro bën hatanë,
Nuk vuan për një kafshatë,
Qypin e gjyshit n’shpi e kanë.

Kur babai ndërroi jetë,
Tokë varri për dy vetë,
E paguam, na dhanë tapi,
Gjyshi e mori e çoj n’shpi.

Njërin varr babait të ndjer,
Tjetën nënës sime t’mjer,
Dy varreza në afërsi,
Të pushojnë në qetësi.

Pas ca vitesh kërkoj tapinë,
Se gjej dot ku e ka fijenë,
Na është humbur dhe nuk di,
U detyrova të blej varr përsëri.

Pasi e bleva, tjetra prap doli,
E kish gjetur dhe e nxori,
Nuk e mendoj gjër e gjatë,
Se për atë varr kish pagu im atë.

Në tapi emri i tim atë,
Emri nënës shkrojtur ngatë,
N’gjuhën sllave me do fjalë,
I përket personit m’lartë.

Kjo tapi more xhaxha,
I përket nënës sime,
E kemi blerë me para,
Me djersë dhe mundime.

Ka shum vëllezër në këtë tokë,
Vëllau për vëllanë jep dhe kokë,
Japin gjithçka për njëti tjetrin,
Këta tanët t’marin dhe helmin.

Që të gjith nuk jan njëlloj,
Kush gënjen vëllan e tij soji,
Për një varr që e rrëmben,
Zoti madh do ta shpërblen.

Keni fëmijë, nipër dhe mbesa,
Gishtin kokës se ka kthesa,
Se gjithçka në këtë botë,
Do shpërblehesh, zoti si’ç thotë.

Është një proverbë popullore,
Zoti vonon por nuk harron,
Se atë që e meriton,
Zoti në këtë jetë ta dhuron.

Shum padrejtsi na jan bër në jetë,
Jo nga të huajt, nga tanët vetë,
Ku luan rol paraja dhe pasuria,
Kurr nuk ngopet ligështia.

Nuk je më tek të njizetat,
I kalove të gjashtëdhjetat,
Nëse do ta marish varrin në varr,
Vetëm atëher unë do ta fal.

Se për ndryshe të mori lumi,
Mos vepro me ëndrra gjumi,
Gjithçka morët këtu ti leni,
Se zotin kurr se gënjeni.

Falni namaz dhe agjërim,
Nuk ju dhimset asnji krim,
Ç’pret prej tij o perëndi,
Vjedh vëllanë për n’xhep të tij.

Ju vetëm kështu vazhdoni,
Gjith të zezat do ti lexoni,
Nipër, mbesa dhe më mbas,
Do ta dinë se çka kan pas.
Tetor 3, 2021