>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Voto Atdhenë

Ç’ka ka mbet në këtë jetë,
Të pi verë...! apo….raki!
Nuk e di se cila prej tyre,
Do t’ma heq këtë mërzi.

Pik së pari do të filloj,
Deri sa verën ta mbaroj,
Do ti shaj të gjith partitë,
S’jan për popull gjarpëritë.

Koha shpejt po na afron,
Vënd votimet regullojn,
Sa do marin, sa do blejn,
Qe nevoja dhe do gënjejn.

Do fitojnë me ç’do kusht,
Lekët gati nëpër fushë,
Të shpërndara ditë më parë,
Se do dalin fitimtarë.

Pas kësaj fillon rakia,
S’durojn më mënd e mija,
A të rrim, apo, t’filloj arratia,
Se për zor se bëhet Shqipnija.

Kur të udhëheqin kriminelët,
Ligji gjithmon mbron të vetët,
Fajtor si nxjer kurr gjyqtari,
Se i ka vënduar, ai, i madhi.

O ju vëllezër bëhuni tokë,
Ki kujdes kujt i jep votë,
Mos e shit as mos e ble,
Se kështu s’mbajm atdhe.

Vëri vesh se si veproni,
Tokën shqipe ta nderoni,
Të votoni ai ç’ka besë,
Shqipërija jona të mbesë.