>
LETERSISHQIP
Ali Osmani Ohri

Puntorijanet

Orijanët sa të mirë,
Nisin punën që pa gdhirë,
Kush në fushë e livadhe,
Dielli e shiu si trëmb fare.

Dikush tulla, dikush gurë,
Ngrejnë mure, bëjnë kullë,
Ku një shpi e ku një urë,
Orijanë, të lumtë o burrë.

Arsimtarë e profesorë,
Mësojn fëmijët tanë n’shkollë,
A, Be, Cenë dhe historinë,
Kokë lartë gjithmon të rrinë.

Muzikant, instrumentistë,
Zemrës gëzimin po ja nisë,
Me harmonikë e klarinet,
Orijanë, gëzuar për jet.

Djemt e vashat Orijanë,
Jemi krenar që i kem pranë,
Ta din mirë se kush jemi,
Gjaku jonë fis desareti.

As i ngrohti, as stuhia,
Dielli nxehtë e acaria,
Si ndalon dot Orijanët,
Zemër forte si luanët.