Alma Papamihali
Gëzuar!!!
Ti mundesh yje mbi fytyrë të qëndisësh
Dhe nëse s´ke prekur qiell më parë,
Të jesh i qelqtë, pa pasur frikë nga thyerja,
Të duash, më shumë se ç´të kanë dashur,
Dhe nëse zemra ndonjëherë të është vrarë...
Ti mundesh të ndalesh për një moment
Dhe nëse fati endacak të ka pagëzuar,
Por tënden gjuhë, kudoqofsh mund ta flasësh,
E zemra nga kraharori të vërshëllejë,
Kur të ndjesh që jeta s´të ka harruar...
Ti mund të dashurohesh me tënden tokë
Dhe pse ta prekësh duhet të pish detra të tërë,
Ti flasësh zotit të paktën një herë
Dhe do kuptosh që e tija dorë,
S´është aspak kështjellë në rërë...
E në fjetsh ndonjëherë aq gjatë
Sa te duket një vit të tërë të kesh fjetur,
Do bindesh që e kaluar veç zënkat janë,
Por kurrë dashuritë, as të errëtat
S´mund të quhen imazh i vdekur...
E pas një zgjimi të ngrohtë, dhe pse borë,
Që nëpër jetëra stinësh është rrotulluar,
Lëre një vit të lindë nga krahët e tu,
Sa bukur të marrësh frymë mes milionash,
Që në të njëjtën kohë urohen: Gëzuar!
Ti mundesh të urosh kaq thjeshtë - Gëzuar!!

Komente 0