>
LETERSISHQIP
Alma Papamihali

I Dhe Ngjyrë Atdheut

Afron ditë e madhe,
ëndërr shqipëtare,
nuk sheh kund në botë,
shqiponjë dykrenare,
askund s´mund të gjesh,
flamur qëndisur gjak,
ndaj nuk zbehet ngjyra,
ndizet bëhet flakë...

Afron ditë e madhe,
bij´ të Skënderbeut,
"28 Nëntor",
i dhe ngjyrë Atdheut,
ngjyrose një komb,
kuq e zi valëvitur,
në ballkon të Vlorës,
pavarsia zbritur...

Afron ditë e madhe,
shqiptarizmi zgjuar,
më shumë se ngahera,
ndihemi bashkuar,
kishim qindra vite
kështu pa u ndjerë,
si shtëpi e madhe,
me të njejtën derë...

Afron ditë e madhe,
fluturo shqiponjë,
mbi malet shqiptare,
mbi Kosovën tonë,
krahët shtrive qiellit,
u ndieve çliruar,
të pavdekshëm jemi,
veç kështu bashkuar!