>
LETERSISHQIP
Alma Papamihali

Imazh Vargjesh

Duke të parë ty,
qindra vargje
mëndjes m´u sollën.
I largova të trishtuarat tutje,
por përsëri qindra mbetën
ato që para vesës
mëngjezet mi ndollën,

Po aq u prehën
dhe gjatë mbrëmjeve
prej territ aspak turbulluar.
E ç ´kuptim do kishin
vargjet pa imazhet,
kur të gjalla mbesin
të gjitha ç´kam shkruar.