>
LETERSISHQIP

Dashuria Është Për Dy

E dimë dashuria është për dy,
Se janë dy veshë, dy buzë, dy sy,
Se janë dy gjokse prekin dy duar,
Dy këmbë që ecin nën qiellin ndriçuar.

Dy rreshta dhëmbësh me perla të bardhë,
Një gjuhë midis tyre, që i lëpin nga cdo anë.

Një gjuhë pa kocka që kocka thyen,
Lëndon një zemër në kraharorin bymyer

Ngrihet një dorë, qafën e mjelmët përkëdhel,
Dora tjetër njërin gjoks fillon e përkëdhel,
Afrohen dy supe, puthen dy buzë,
Tashmë janë dy gjuhë që thuren mes perlash.

Dy gjuhë që kocka s’kanë por zemra lëndojnë,
Dashuria është për dy dhe duhet t’a shijojmë.
Dhe katër këmbët ecin nën qiellin ndricuar,
Dhe toka tkurret dhe hëna mahnitet.

Retë grisen, yjet vezullojnë
Dashuria është për dy,
Dy shpirtra jetojnë,
Dashurinë e vërtetë dhe zoti bekon.