>
LETERSISHQIP

Sa Genjen Syri

Pashe te qendisur me debore,
Fytyre njeriu mbi pllaje mali.
Ish i pergjumur, kthyer ne te majte,
Me syte gjysem te mbyllur shikonte qiellin.

E dicka priste nga qielli blu,
Priste debore a rreze dielli.
Sodiste token nen kembe te malit,
Cdo gje nga larg i dukej e vogel.

Te jete bota kaq e vogel…
Sa une e shoh me syte e mi..!
Mali i larte mbi toke qendron,
Sa genjen syri kjo eshte cudi.

Eh…sa mban toka mbi shpine te saj,
E duket bota sa nje gogel.
Genjen syri mbi pllaje mali,
Ketu mbi toke s’sheh dot gjithe boten.