>
LETERSISHQIP
Poet Anonim

Bisede Sentimentale

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Posi dy hije kaluan dy vetë

Me sy të shuar me buzët vrare
Mezi dëgjohen si me të qarë

Te parku i vjetër i ngrirë, i qetë
Dy hije kujtojnë të shkuarën jetë

Të kujtohet malli që na pushtoi?
Përse don’, vallë, që ta kujtoj?

Për emrin tim zemra të rreh, sikur më do?
Tim shpirt në ëndërr gjithmon’ e sheh? – Jo

Oh! Të lumturat ditë, s’kanë të treguar
Buzë më buzë, të përqafuar! – Zjarr i shuar.

– Sa blu ish qielli, shpresa pa kufi!
– Shpresa mërgoi tek qielli i zi

Kështu ecnin mbi tërshërën e kreshpuar
Dhe fjalët vetëm nata i pat’ dëgjuar