>
LETERSISHQIP
Arben Dreshaj

Agim Ramadani

Dielli lindi në Karadak
Agimi zbriti në Koshare
Ty Kosovë tha të qofshim falë
Të kem nënë e na ke djalë

Zdriti Agu i bashkimit
Plotë art, dritë e shpresë
Shigjeta e tij rrënoi kufijtë
Në mes të Shqipërisë

Ushtima në Koshare
Dridhte Beogradin
Katana thurte vargje
Më pushkë artin e vuloste

Furtunë, rrufe, termet
Ishe për armikun
Besnik, i pashoq për shokë
për ushtarin e mikun

Mision qe jeta e jote
Atdhe, art, dashuri
Pendën me pushkë e bashkove
Për fitore e liri!

Kosharja legjendare
Krenare të mban në gji
Agimin e lirisë
Me shokë, pa kufij!