>
LETERSISHQIP
Arben Dreshaj

Nuk Shkove

Atje ku dikur
takoheshim përditë
atë ditë
u takuam rastësisht

Ti prapë e zhytur
në bukuri e mendime
kryelartë, e strukur
kështjellë e bukur

Dielli na shkëlqente në sy
nuk e dija, a ishte në lindje a në perëndim
i skuqur shikonte
plotë jetë e dëshpërim!

Heshtja fliste
‘dikur më thoje se nuk të harroj’
‘tash të them se të kujtoj çdo ditë’
më the, ece, por nuk shkove Ti.