Arben Dreshaj
Nëna Ajshe
Djalin ja morën herët në mëngjes
Të zbathur, në dëborë
Të lidhur me zingjirë
Gojë e sy të mbyllur
Veshët i kishte të hapur
Sa për të dëgjuar zërin e nënës
“Milazim, mos u ligështo
Nëna ta ruan Flamurin në shtëpi
Ti mbaje në zemër
Të kam rritë çelik
Nuk thyhesh, nuk ndryshkesh
Qëndro kokëlartë e besnik”
Gjashtë muaj më vonë
Në pranverën e vitit ‘83
Nëna Ajshe shkon në burg
Për ta parë djalin
Për t’ia shuar syve mallin
Në burg kishte pak dritë
Dy gardian e sollën djalin për krahu
Dukej të ishte hija e Milazimit
Torturat e kishin dërmuar trupin e trimit
Ai rrinte krenar para nënës
Dorën e vendosi në zemër
“Gjaku im i kuq po rrjedh
Po shoh ëndrra Kuq e Zi
Po të shoh Nënë në shtëpi
Po ëndërroj për liri”
“Nënë të lutem, mos me ke merak
Rrobat e mia, le t’i lajë motra që e ke në krah
Vendin ne sofër, mos ma leni të zbrazët
Mbajeni derën e hapur për shokë
Të fala të gjithëve atje në Kosovë”
Nëna Ajshe me veshë kombëtare
Po e shikon djalin në sy
I dukej si hije
Vetëm nga zëri e dinte që ishte ai
“Djali im, qëndro krenarë
Rrobat qenkan Kuq e Zi
Ashtu si Flamuri që valoj të kerrshi i kuq
Nëna të pret në shtëpi kokëlartë
Kemi një atdhe, një ëndërr një ideal...”
Rregullat u thyen, vizita u mbyllë
Gardianët e kapen për krah djalin
Kërcitjet e zingjirëve në dysheme
Dridhnin zemrën e Nënës Ajshe
Dera u përplasë më forcë
Nëna u ngrit në këmbë
Si hyjnesha në fron
Dy lot i ranë
Në tokën e armikut
Aty ku po i dergjej trupi i djalit të mitur
Të dera mblodhi forcën
Gardianeve u tha,
“Djali im nuk thyhet,
zemrën Shqiponjë e ka”.
Të zbathur, në dëborë
Të lidhur me zingjirë
Gojë e sy të mbyllur
Veshët i kishte të hapur
Sa për të dëgjuar zërin e nënës
“Milazim, mos u ligështo
Nëna ta ruan Flamurin në shtëpi
Ti mbaje në zemër
Të kam rritë çelik
Nuk thyhesh, nuk ndryshkesh
Qëndro kokëlartë e besnik”
Gjashtë muaj më vonë
Në pranverën e vitit ‘83
Nëna Ajshe shkon në burg
Për ta parë djalin
Për t’ia shuar syve mallin
Në burg kishte pak dritë
Dy gardian e sollën djalin për krahu
Dukej të ishte hija e Milazimit
Torturat e kishin dërmuar trupin e trimit
Ai rrinte krenar para nënës
Dorën e vendosi në zemër
“Gjaku im i kuq po rrjedh
Po shoh ëndrra Kuq e Zi
Po të shoh Nënë në shtëpi
Po ëndërroj për liri”
“Nënë të lutem, mos me ke merak
Rrobat e mia, le t’i lajë motra që e ke në krah
Vendin ne sofër, mos ma leni të zbrazët
Mbajeni derën e hapur për shokë
Të fala të gjithëve atje në Kosovë”
Nëna Ajshe me veshë kombëtare
Po e shikon djalin në sy
I dukej si hije
Vetëm nga zëri e dinte që ishte ai
“Djali im, qëndro krenarë
Rrobat qenkan Kuq e Zi
Ashtu si Flamuri që valoj të kerrshi i kuq
Nëna të pret në shtëpi kokëlartë
Kemi një atdhe, një ëndërr një ideal...”
Rregullat u thyen, vizita u mbyllë
Gardianët e kapen për krah djalin
Kërcitjet e zingjirëve në dysheme
Dridhnin zemrën e Nënës Ajshe
Dera u përplasë më forcë
Nëna u ngrit në këmbë
Si hyjnesha në fron
Dy lot i ranë
Në tokën e armikut
Aty ku po i dergjej trupi i djalit të mitur
Të dera mblodhi forcën
Gardianeve u tha,
“Djali im nuk thyhet,
zemrën Shqiponjë e ka”.
Korrik 2012
Komente 1