Arben Dreshaj
Kur S’të Sheh Askush
Më thanë të vesh një tjetër fytyrë,
një për botën, një për veten.
Të buzëqesh me sy të ftohtë,
të maskohem nga vetja nëpër tokë.
Flisja me botën – heshtja mbretëronte,
në pasqyrë s’e njihja atë që më vështronte.
Nga një që isha, mendova se u bëmë dy,
në fakt, unë isha shuar i tëri.
Kur nata ra e dritat u shuan,
ngela me fytyrën time të vërtetë.
Ajo më pyeti me një zë të butë:
“Kush je, kur s’të sheh askush?”
Dera u hap, vetja më përqafoi,
për dritare, maska jashtë fluturoi.
Liria m’u kthye në gji,
Dielli lindi përsëri.
një për botën, një për veten.
Të buzëqesh me sy të ftohtë,
të maskohem nga vetja nëpër tokë.
Flisja me botën – heshtja mbretëronte,
në pasqyrë s’e njihja atë që më vështronte.
Nga një që isha, mendova se u bëmë dy,
në fakt, unë isha shuar i tëri.
Kur nata ra e dritat u shuan,
ngela me fytyrën time të vërtetë.
Ajo më pyeti me një zë të butë:
“Kush je, kur s’të sheh askush?”
Dera u hap, vetja më përqafoi,
për dritare, maska jashtë fluturoi.
Liria m’u kthye në gji,
Dielli lindi përsëri.
Tetor 2021
Komente 0