Arben Dreshaj
Dera Që Pret
Era jashtë fryn,
dera dridhet,
doreza e saj pret
dorën tënde të fortë.
Ne po plakemi,
ti mbetesh i ri në foton në mur.
Buzëqeshja jonë po zbehet,
e jotja mbetet e njomë.
Zëri yt endet në dhomë dhe në oborr,
puhia lëviz lulet e gjethet.
Një varr i hapur shikon qiellin
mes jetës dhe vdekjes
Jetojmë në dy kohë:
njëra shkoi me ty,
tjetra krahëhapur të pret.
Dera trokitjen tënde pret.
Nëna me tokën
kuvendon te varri.
Nuk do të pushojë
pa ditur ku fle djali.
dera dridhet,
doreza e saj pret
dorën tënde të fortë.
Ne po plakemi,
ti mbetesh i ri në foton në mur.
Buzëqeshja jonë po zbehet,
e jotja mbetet e njomë.
Zëri yt endet në dhomë dhe në oborr,
puhia lëviz lulet e gjethet.
Një varr i hapur shikon qiellin
mes jetës dhe vdekjes
Jetojmë në dy kohë:
njëra shkoi me ty,
tjetra krahëhapur të pret.
Dera trokitjen tënde pret.
Nëna me tokën
kuvendon te varri.
Nuk do të pushojë
pa ditur ku fle djali.
Komente 0