Arben Kurteshi
Fajtori
Ne s’jemi fajtorë
Kur nuk bie shi
As kur nuk bie borë.
Kur yjet s’ndriçojnë
Dhe lumenjtë shterojnë,
Kurrë s’jemi fajtorë.
Pse e duam vendin tonë,
Pse e flasim gjuhën tonë,
Vallë, për këtë na quajnë fajtorë?
Kur nuk bie shi
As kur nuk bie borë.
Kur yjet s’ndriçojnë
Dhe lumenjtë shterojnë,
Kurrë s’jemi fajtorë.
Pse e duam vendin tonë,
Pse e flasim gjuhën tonë,
Vallë, për këtë na quajnë fajtorë?
Komente 0