>
LETERSISHQIP
Arbër S. Paçarizi

Krisma Qè Pati Jehon

Pata nderin dhe kënaqësin të lexojë monografin e bashkëautorëve z. Deli Thaci dhe z. Sedat Sahitaj.

Një monografi e cila e shpalos në mënyrë të bukur akademike ngjarjen e Muharrem Thaçit, banor nga fshati Carrallukë, komuna Malishevë, i cili e mori hakun e babait të tij, dhe bëri atentat duke e vrarë shkaun fashist Perë (Savë) Reshetarit, një Drejtor i PTT-së, dhe bashkëpunëtor i ngusht i sistemit Jugosllavë Serb kundër Shqiptarëve, në ish- Hotel Union Prishtinë (tash objekt afarist në shehin Skëndërbeu).

Vrasja me armë nga Muharrem Hazir Thaçi, ndaj Pera Reshetarit, në popull u cilësua, dhe cilësohet si ngjarja "Avni Rrustemi 2" e kryer kundër një krimineli dhe zyrtari Serb.

E njëjta ngjarje u emërua edhe si "Krisma që pati Jehonë", e cila atë botë shkundi themelet e regjimit Jugosllavë Serb, dhe shpalosi të vërtetën se një Shqiptar me gjak Shqiptari është i gatshëm të dal faqebardhë përballë çdo sfide dhe stuhie, ta vendos drejtësin në vendin e saj, dhe të luftojë përballë të pavërtetës, së keqes, dhe krimit ndaj popullit Shqiptar nga sistemi Jugosllavë Serb.

Personazhi i librit Baca Muharrem Thaçi, mbetet sinonim i një burri trim dhe i pashoq, patriot e atdhetar, i cili për dekada nuk bëri gjumë me sy, deri në marrjen e hakut për vrasjen e padrejtë të babait të tij Hazir Hamëz Thaçi, i vrarë nga krimineli Serb dhe Drejtori i PTT-së Pera Reshetari, me arsyetimin se:
Hazir Thaçi ka dorëzuar vetëm 3600 Kg grurë në sistemin Jugosllavë, por nuk e ka dorëzuar në tërësi tepricën e kërkuar nga sistemi atë kohë, në shumën prej 4000 Kg grurë, edhe pse Hazir Thaçi ka deklaruar se nuk posedon më sasi tjetër të grurit.

Gishti i tij, dhe këmbëza e Revolverit të heroit të Malishevës ishte frymëzim për shumë luftëtar dhe ushtar tanë që të vazhdojn luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe ishte dhe mbetet frymëzim për shumë artistë, autor, shkrimtar dhe rapsod për t'i kënduar dhe shkruar heroit tanë të Malishevës Muharrem Thaçit.

Për fund dua të falenderoj bashkëautorët që ne lexuesve na dhuruat një libër kaq kultimplotë, e posaqërisht e falenderoj mikun tonë të shtëpisë njëherit autorin Prof. Deli Thaçi nga fshati Mirush, për shkrimin e pashoq të kësaj monografie, e cila do mbetet vlerë dhe histori me tematik kombëtare Shqiptare.

Njëherit shprehi respekt për familjen Thaçi nga Carralluka e Malishevës, e cila njihet se ka dhënë kontribut të madhë për qështje kombëtare, në çlirimin e Kosovës dhe trojeve Shqiptare nga okupatori Serb.
Si mesazh tek kjo familje përqojë se duhet të mburreni dhe të jeni krenar për jetën dhe veprën e babait dhe gjyshit tuaj Muharrem H. Thaçi.
Dragobil- Malishevë, 25.06.2021