>
LETERSISHQIP
Arbër S. Paçarizi

Shtegtimi I Rinisë

Ata po shkojnë
Ata po shtegtojnë
Shpezët kthehen
Por, ata nuk kthehen më

Ato po shkojnë
Ato po shtegtojnë
Shpezët kthehen
Por, ato nuk kthehen më

Jo se nuk duan
Por nuk munden
Se mjerimi
I ka zhgënjyer

Jo se nuk duan
Por nuk munden
Se dështimi
I ka thyer

Jo se nuk duan
Por nuk munden
Se punësimi
I ka braktisur

Jo se nuk duan
Por nuk munden
Se varfëria
I ka molisur

Mërzia rritet
Lëndinat mbesin të shkreta
Loti mbetet i njomë
E fshati u braktis

As zogjët nuk këndojn
Pyesin për kënd të këndojm?
Si peshku në zall, që per ujë ka mall.
Babai ka mall, që prapë të na shoh të gjallë.

As bletët nuk punojn
Pyesin për kënd të punojm?
Si bleta në bar, që për lule ka mall.
Nëna ka mall, që prapë të na shoh të gjallë.
Dragobil- Malishevë, 06.06.2021