>
LETERSISHQIP
Arbër S. Paçarizi

Për Të Pagjeturi

Ishit me ne, ishit pranë nesh
Ishit gjaku ynë, dhe mbeteni gjaku ynë

Ishte gjyshi, ishte gjyshja
Ishte babai, ishte nëna
Ishte vëllau, ishte motra
Ishte djali, ishte vajza
Ishte nipi, ishte mbesa

Askush su kursye, nga dora kriminale

Dorë e ligë, e dorë tradhtare
E pabesë, e dorë tinzare
Dorë me gjak, dorë gjakatare
Shkinë e vjetër, kjo Serbi fashiste

Por gjaku juaj shkruajti histori
Me atë gjak u shkrua e bukura Pavarësi
Ju kujtojm deri në përjetësi
Ju për ne mbeteni krenari

Edhe pse shenjë nga ju nuk kemi
Edhe pse eshtrat pranë s' ju kemi
Edhe pse vetëm në fotografi mbeteni
Ju dëshmorë të paharruar jeni

Plaga për ju do shërohet
Kur drejtësia për ju arrihet
Plaga për ju do të qetësohet
Kur kriminelët në burg të veniten

Nuk jeni të pagjetur pse një gur te varri se keni
Ju pishtar dhe lule të lirisë
Në ballin e lavdisë, emrin të gdhendur e keni
Dragobil- Malishevë, 20.06.2021