>
LETERSISHQIP
Azem Deliu

Elegjia

Udheton i gjakosur, kerrysur ne mot
Ushtari mes malesh, mes lotesh o zot

Dhe nena nga dera, kendon elegjine
Djalit ushtar, hallall ia ben gjine

Vazhdon ai rrugen, ruaje zot
Ushtari i maleve, percjellur me lot

Dhe nena te dera, elegjine kendon
Heroin e saj, vajton e vajton

Nje shi i purpurt po zihet ne re
Ushtari vazhdon, udheton e s'fle

Dhe nena nga dera, vazhdon te qaje
I biri i saj, udheton lart ne maje

Ca krisma mes pirgut te heshtur degjohen
Bebezat e syve, atij i takohen

Dhe vazhdon te qaje, ajo te vajtoje
Por ate vaj ai, me s'do ta degjoje

I'u mbyllen syte atij pergjithmone
Dhe nena e mekur, elegjine kendon

Ushtari i gjakosur, kerrysur ne mot
Udhetoi mes malesh, e more o zot.
19.08.2012