>
LETERSISHQIP
Azem Deliu

Mos Me Thoni Qe Ka Vdekur (Ali Podrimjes)

Mjeshtrit te madh te poezise, Ali Podrimja
Mora lapsin, te shkruaj doja
Te le ca shkonjeza ne flete
Por lapsi i pikelluar, me kundershtoi
Tha mjeshtri im, sot nderroi jete

Mos me thoni, qe ka vdekur
So do ishte nje genjeshter, trille
Ai shkoi, por shkoi per t'mbetur
Se s'vdesin njerezit e tille

Shkruaj, duke fshire me pellembe lotet
I humbur, fjalet s'i gjej dot
Por s'jam i vetem, se bashke me mua
Edhe vargu im, derdh lote

U perhap lajmi, mbetem te mekur
Mjere Kosova, nena e tij
Mos me thoni qe ka vdekur
S'vdesin njerezit si ai

Qajne tani keto fusha e male
Qan dhe ky varg, kjo poezi imja
Per njeriun e piedestaleve
Mbretin e vargut, Ali Podrimja.
21.07.2012