>
LETERSISHQIP
Azem Deliu

Enderr E Dyfishte

Kete nate prape te pashe enderr
Me vellon e zbukuruar
Por perkrah nje tjetri dhenderr
Mendjen qe ta kish pushtuar

Fshiva ca pluhur nga fytyra
Doja te t'shihja sa me pare
Por tani ti me s'me doje
Se une isha vec lypsar

Me doli gjumi turravrap
Me fryme te zene, krejt i djersitur
Dola tek dritarja prape
Me fort se kurre i merzitur

Kete nate prape te pashe enderr
Me vellon e zbukuruar
Por nuk isha une ai dhenderr
Qe te kishte merituar

Prape u zgjova i merzitur
Hapa dollapin plot mundim
Shikova kostumin me dy lote ngjitur
Ky vertete qe ish deshtim.