>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Kodi Kriminal

Mbyllur në kulla ngujimi
Arat e lëna djerrin
Nën frikën e shfarosjes
Nënat i rritin fëmijët jetim
Të bazuar në ligjet e vdekjes
Njëri-tjetrin po e vrasim
Po e shfarosim popullin tonë
Zemrat nënave po ua plasim
Çfarë faji bartin ata vogëlush
Që jetima duhet të rriten
Kush ishte ajo dorë gjakatare
Që babait të tyre ia zuri priten
Edhe sa zemra nënash duhet përvëluar
Edhe sa djem të ri do t’i tret toka
E shqiptari do ta kuptoj
Se me vrasje nuk ndryshon bota
Deri kur do ta ngopim tokën me gjak
Do t’i ujisim lulet me lotë
O mendje mukyr, krisma e pushkës nuk të pastron
Vetëm duart me gjak t’i ndot
Kur do marrë fund ky mallkim
Që na ndjek me mijëra vjet
Kur do të zhduket ky kod kriminal
Që shtyn ta vëras vëllai vëllan e vet
Nuk na ka faj gjaku i nxehtë
Fajin e kemi ne vet
Që verbërisht ndjekim kode kriminale
Që çdo ditë ngadalë na vret.
20. III .2013