>
LETERSISHQIP
Benjamin Krasniqi

Tani Çfarë Kërkon?

Çdo herë që unë mundohesha të hapë një derë,
E të arria tek ti.
Ti ndërtoje një mur mes nesh.
Çdo dëshirë e imja për lumturi të përbashkët.
Për ty ishte veç edhe një çmenduri nga ana ime.
Unë mundohesha të ndërtoja ura e të bashkoheshim,
Ti ndërtoje mure që të ndaheshim.
Dhe hapje hendeqe që dashuria ynë të binte në humner.
Tani çfarë kërkon?
Ne kishim dallime në rrënj, jo në degë.
Unë lumturinë e kërkoja në pranin tënde,
Ndërsa ti në jetën luksoze.
Për ty vlerë kishte materialija, ndërsa për mua shpirtërorja.
Nuk mund të jenë bashkë:
Ëndrra e ndërtuar mbi diçka të afatizuar,
Me diçka që nuk ka fund.
Tani jemi larg dhe asgjë nuk mund të na bashkoj,
Përveç kujtimeve, mjerisht të hidhura.
25. XII .2015