>
LETERSISHQIP
Bledi Ylli

Flutura Në Zemrën Time

Më duket bota më e bukur,
Kur prezencen tënde ndjej',
C'të të bëj që je një flutur,
Herë të humb' e herë të gjej.!

Gjatë e gjerë e shtriva zemrën,
E bëra fushë me lule plotë,
Kurthe ngrita për ty flutur,
Por c’e do, s’të kapa dot..

U pajtova me dëshiren,
E të lash te jesh ashtu,
I’u nënshtrova reaitetit,
Ti atje e unë këtu..!

Vjen ngadalë në zemrën time,
Edhe ulesh pa u ndjerë,
Ndonjëherë, je muza ime,
Dhe mërzia, ndonjëherë..!

Disi kështu kalon dhe koha,
Rend dhe jeta disi kështu,
Qysh at’herë që ty të njoha,
Ti atje e une ketu..!

Thonë që shpresa vdes e fundit,
E unë them, " pas saj do t’vdes",
Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,
Unë ty prap se prap, të pres..!

Më duket bota më e bukur,
Ndaj preferoj të rri me ty,
C’të të bëj që je një flutur,
"Herë këtu e herë aty"..!