Bledi Ylli
Më Merr!
Sonte në mbrëmje, kalo e më merr,
Poshtë shtëpis sime i ulur do t’pres,
Si drita e hënës ndrico pak k’të terr,
Frymëzo me pak jetë, një shpirt që po vdes!
E dashura ime, kalo, më rrëmbe
Si dallgë e tërbuar përmbyt c’do trishtim,
Mbresat e ndryshkura, te zhytura nën dhe’
Nxirri ne pah, e jepu shkëlqim…!
Si ditë apo natë, njësoj është për mua,
Dhe sensi i kohës ka ngelur "atje",
Përvec trupit tim, c’do gjë e kam hua,
Të lutem e dashur, kalo, më rrëmbe..!
Poshtë shtëpis sime i ulur do t’pres,
Si drita e hënës ndrico pak k’të terr,
Frymëzo me pak jetë, një shpirt që po vdes!
E dashura ime, kalo, më rrëmbe
Si dallgë e tërbuar përmbyt c’do trishtim,
Mbresat e ndryshkura, te zhytura nën dhe’
Nxirri ne pah, e jepu shkëlqim…!
Si ditë apo natë, njësoj është për mua,
Dhe sensi i kohës ka ngelur "atje",
Përvec trupit tim, c’do gjë e kam hua,
Të lutem e dashur, kalo, më rrëmbe..!