>
LETERSISHQIP
Bruna Gjoni Përvathi

Nuk Dua

Nuk dua të jem mbretëreshë e kështjellës tënde,
Ku qielli nuk ka ngjyre e syri im nuk e shikon.
Muret e saj të lartë, të errët me marrin frymën,
Dhe kurora përmbi kokë bukurinë ma shemton.

Nuk e dua as fronin, as dritën e as perkujdesjen,
Zinxhirat e rëndë nëpër këmbë, unë nuk i duroj.
Brënda kësaj "Kalaje"kam humbur buzëqeshjen,
Jam lodhur për ta gjetur, atje veç qyqja këndon.

Do ta gris mantelin e gjatë, qe ti dikur ma veshe,
Hapat nuk mi le ti hedh ashtu si unë vetë dua...
Dua të fluturoj ne qiell me krah në male, sheshe,
Larg kësaj jete të mykur, që nuk është për mua.