Bruna Gjoni Përvathi
Mos M'lë Me T'harrue
Filluen shinat..e pale kur ka me e nal zemrimin moti...
Dita ka marr ngjyren e hinit t’lagun...
E nata gjemon si grue n’prag t’lindjes me dênes...
Ti rri i fshehun...
Un s’munem me e cu zanin me t’thirr
E kam t’lidhun fytin me do merzi t’miat, e nuk due me ti dhan ty
Se m’vjen marre...
Ti n’daç eja...
Mos m’lê me t’harrue...
Tash edhe dimni asht njat...
ka me fillue me ra bora..shtegu per me ardh tek un ka me u myll..
Kan me fillue me i xjerr dhambt ujqit..
E ulkonjat kan me vallzue n’drit t’hanes t’veshuna deri n’fyt
Ti mos u ngut me ardh..
Ani pse un rri tu t’prit me nji got vene n’dor me ju gzue andrês teme t’moçme...
N’trill m’je kthye..
T’laj e t’lyej me pikla shiu qi i mbledh n’streh t’pexheres
Ku zogjt m’lan kujtim nji fole t’braktisme...
Mos m’lê me t’harrue
Mos m’lê...

Komente 0