>
LETERSISHQIP

Ëndërr

Një ëndërr më vjen pa ftuar,
Zemrën e sfilitur pikëlluar,
Mbuloje me fole rrjete,
Merimangë e harresës.

U ndez në palcë e kam ndjerë,
Mundimin ma ngriti valë,
Ç'zhgënjim që është, sa inat!
Bëj të zgjohem, nuk zgjohem dot.

Nga e dhimbshmja dhimbje,
Është infeksion pushteti,
Mësyn vrullfurishëm në ditënatë.
Më zvarrit ngadalë shpirtin lakuriq.

Një ëndërr e infektuar,
Më dremit pa kufi,
Dhe unë e shkretë mbeta,
Prej zjarrit nis të shkrijë.