Bruni Gosa
Liri
Liri e ëndërrave tona,
Histori që ndryshon çdo ditë,
Interpretuesi, seleksionuesi,
Prifti, hoxha, politikani.
Mohimi i lirisë,
N'festë çon fatet njerëzore,
Prifti, hoxha me një të lëçitur,
Politikani, dheun të hedh furishëm.
Për njerëzinë asnjë dhe askush,
Për ta kryq nuk bëri dhe nuk u fal,
Në të gjitha vendet e në të gjitha kohët,
E vërteta absolute, Zoti i lirisë.
Demokraci që thërret të harruarën,
Sekrete të një bote tjetër,
Fatet tona janë lartësi,
Në liri përjeton dashuri.
Liri e ëndrrave tona bërtet gjithkund njerëzia,
"Jam betuar në Altarin e Perëndisë,
-Kujtova thënien e Uashingtonit,
Do të jem armik i çdo tirani".
Histori që ndryshon çdo ditë,
Interpretuesi, seleksionuesi,
Prifti, hoxha, politikani.
Mohimi i lirisë,
N'festë çon fatet njerëzore,
Prifti, hoxha me një të lëçitur,
Politikani, dheun të hedh furishëm.
Për njerëzinë asnjë dhe askush,
Për ta kryq nuk bëri dhe nuk u fal,
Në të gjitha vendet e në të gjitha kohët,
E vërteta absolute, Zoti i lirisë.
Demokraci që thërret të harruarën,
Sekrete të një bote tjetër,
Fatet tona janë lartësi,
Në liri përjeton dashuri.
Liri e ëndrrave tona bërtet gjithkund njerëzia,
"Jam betuar në Altarin e Perëndisë,
-Kujtova thënien e Uashingtonit,
Do të jem armik i çdo tirani".