Bruni Gosa
Kujtime
Mendja më dalldis në kujtime,
Momentet më rendin te ti,
Dhe endëm çdo çast,
Nga era e vjeshtës humbëm të dy?
T'i mblidhje kujtimet,
Sa humbën ndër vite,
Kujtimet kaluan,
Çdo gjë që jetuam të dy.
Kur ti flisje ëmbël, ëndërroja për të dy,
Kur ti më shihje, lotët më vinin si shi,
Kur ti më tregoje, në qiell fluturoja me ty,
Fluturoja nga malli dhe më largohesh ti.
Sa trillime dhe ditët shkuan,
Era e vjeshtës na humbi në sy,
T'i shkundi nga mendja,
Kujtimet e bukura që jetuam të dy.