>
LETERSISHQIP
Bruni Gosa

Nuk T'ban Za

Univers i padukshëm,
I palosur nëpër libra,
Tokë gjakosur, e shpatosur
Nëpër mite e legjenda.

Yje e mjegullnaje,
Ngjyra mrekullore ylberiane,
Dritëbardha diellore,
Fuqi njohjeje inspiruese.

Sfond ndriçues e drithërues,
Verbues nga vijë t’errëta,
Emëruar shkenca, jeta,
Gjithçka tani që nuk t’ban za.

Kuazare të zbuluara,
Bashkëvepruese, shkëmbyese,
Imazhe drite të dukshme e të padukshme,
Gjithçka tani që nuk t’ban za.

I tejftohtë, i tejnxehtë,
Infektuar e i mjeruar,
Shpërthyer e i fuqishëm,
Biologjikisht i selektuar.

Materie + energji,
Përshpejtuese, errësuese,
Shkaktuese e sakatuese,
Gjithçka tani që nuk t’ban za.

Njeriu, universi, dashnor të urryer,
Zemra, shpirti dashuruar,
Si e dukshmja dhe e padukshmja,
Gjithçka tani që nuk t’ban za.