>
LETERSISHQIP
Danjela Vladi

Kujtim

Kujtoj këtë mall që solli nata
Ku lehtas flokët më shpupuriten
Ku puthjet ishin aq të gjata
Ku prekjet ende në trup aviten.

Kujtoj me mall at shpirt të heshtur
Në brendësi të lakonisur
Në sytë e njëri tjetrit mbetur
Në aromë të dehur e të qëndisur.

Akoma hija më ndjek liqenit
Kur hënën lart e adhuronim
Ballkonit zhveshur nga realiteti
Përrallën tonë të përjetonim.

Ende dorën e ndjej në gushë
Kur lozje fshehtas ndër flokë të dendur
Në lëkurën e zjarrtë porsi prush
Shtrihej e jona dashuri e çmendur.