Danjela Vladi
Në Stolat E Vjeshtës
Ecejaket janë shtuar tashmë
Me ardhjen e stinës sime
Mendimet fluturojnë si tymnaja
Në qofshin apo mos qofshin mendime.
Te parku i të mjerëve presin
Fletët zhubrosur mënjanë
U shkruan kujtimeve të mbesin
Po qosheve të harrimit ranë.
Ne ikëm apo mbetëm akoma
A thua se vjeshta ish mall
Në stolin e pritjes po fle
Ç'përgjigje kërkoj unë vallë?
Me ardhjen e stinës sime
Mendimet fluturojnë si tymnaja
Në qofshin apo mos qofshin mendime.
Te parku i të mjerëve presin
Fletët zhubrosur mënjanë
U shkruan kujtimeve të mbesin
Po qosheve të harrimit ranë.
Ne ikëm apo mbetëm akoma
A thua se vjeshta ish mall
Në stolin e pritjes po fle
Ç'përgjigje kërkoj unë vallë?