Danjela Vladi
Pritje
Le të mbarojë kjo pritje
Si në Odisetë e shekullit tonë
Le të mos bëhet kjo e jona antike
Le të shthuret ky mëngjes!
Shirat e fundit të mos na presin ne
Jemi në fillimviti akoma i dashur
Të mbarojë ky përqaf dhimbjesh
Si perëndimet e egra.
Mos më vdis në këto kohë
Se s’ka më vend për varre
Po vajtojnë Erinitë në ato vende
Prej lotëve që shpikëm!
Le të vdesë kjo pritje i dashur
Që mbi tokë ka shpallur luftë
E nën tokë nuk ndihet fare
Le të varroset lotët bashkë!
Si në Odisetë e shekullit tonë
Le të mos bëhet kjo e jona antike
Le të shthuret ky mëngjes!
Shirat e fundit të mos na presin ne
Jemi në fillimviti akoma i dashur
Të mbarojë ky përqaf dhimbjesh
Si perëndimet e egra.
Mos më vdis në këto kohë
Se s’ka më vend për varre
Po vajtojnë Erinitë në ato vende
Prej lotëve që shpikëm!
Le të vdesë kjo pritje i dashur
Që mbi tokë ka shpallur luftë
E nën tokë nuk ndihet fare
Le të varroset lotët bashkë!