Danjela Vladi
Përtej
Përtej lenteve të qelqta
aty ku shiu përplaset gjithë inat e trishtim
aty ku njerëzimi përplaset dashje pa dashje
ku bëmat të presin si stacioni urbanin,
nuk je më e bukur, e bukura ime.
Të janë zverdhur ndjesitë porsi gjethet në vjeshtë
nuk shoh njerëzim tashmë.
Aty ku qëndron ti, përtej mureve të ligësisë
nuk është habitat për shekullin tonë, e dashur.
Përtej lenteve të qelqta sërish s’të thërras më “bukuri”.
Këtë herë ke ndërruar veshje, e vogla loke
pafajësia të ka mbuluar supet ku padashur të shtrëngon fytin
këmbëve të vjen vërdallë hija e errët e njerëzve
të peshon, s’të lë të bësh as dy hapa derisa,
gjunjëzohesh.
Të thërras, përmes erës të pëshpëris
të nis letra që s’dihet ku ma humbin fjalën,
ndërsa ti je zhytur në zhurmë njerëzish
një rrëmujë e pamatshme të ka shpupuritur flokët
dhe me to je bërë si koha, e paqartë
si shiu në ujë të kllëntë.
Ti nuk je kjo e vogla ime prej ëndrrash.
Përtej mendimeve zotoj mendime të ethshme, si dimri,
dhe si stofë leshi i vesh me rimën tonë
ku ti herë-herë e braktis pa i dhënë formë.
Herë më fal qetësi e herë më lodh
dhe herë-herë, në këtë qetësi shoh lodhje
si sytë e një poeti
ku në heshtje i flet mallit të ethshëm.
Përtej rrëmujës shoh kujtimet e moçme
ku edhe njëherë më stolisin ballin tënd të ethshëm
me një hartë të panjohur
ku në mes të ndan një kufi nervi.
Ruaji nervat, vogëlushe, për botën jashtë
ruaji ngricat për katallanët që të zbehin shpirtin
ndërsa për mua…
për mua ruaj pakëz Ti.
Mos u bëj Ajo.