>
LETERSISHQIP
Dhurata Ajdini

Mjegullnaje

Agimi ende s’kishte shkrepur
Dhe lulet flinin në zabel
Mes dy malesh poshtë lugine
Mjergulla e dendur zë e del

Hodhi mbi shpinë vellon e bardhë
Nxitimthi si harlisja e një vajze
Krenare shpërndante nëpër tokë
Tymnajën e saj gjigande

E lumtur krenare mbuloi dhenë
Brigje gërxhe monopate
Vërtitej - vërvitej nëpër qiell
Dritën agimit t’ja ndalte

Dinakja dritë-mjergull jeton pak
Orë e diellit fuqishëm mbi mal del
Mjegullnaja avulloi ndër lugina
E lulet u zgjuan mbi zabel..