>
LETERSISHQIP
Dhurata Ajdini

Për Ty Nëna Ime

Për ty nëna ime, Lumturi Ajdini
Shkeputur nga libri i pabotuar ende
Sa koiçidencë e bukur! Ti quhesh Lumturi, nëna ime. Instiktivisht të gjitha nënat e botës thirren me këtë emër tepër të veçantë, të bukur dhe kuptimplotë. Emër, ku brenda tij ruhen të gjithë thesaret njerëzore. Emër që i jep kuptim çdo gjëje. Emër i destinuar të rrezatojë të përçojë e të dhurojë veç mirësi. Emër që të zhyt thellë-thellë e të bën të lundrosh në oaze lumturie. Emër, që Zoti im e krijoi në perfeksion, e jo më kot u quajt "Oqean i Qetësisë Shpirtërore”...