>
LETERSISHQIP
Dhurata Kola Kaloshi

Gardhi

Zgjaten hijet nën dritën e zbehtë të natës,
degët përkulen nën peshën e tyre.
Heshtja sundon rreshtin e bindur.
Të largëta duken yjet,
Shkëndijat e dritës janë vetëm një mirazh,
që duken e zhduken sa ora,
në shkretëtirën e errësirës.
E nesërmja,
mban peshën e hijeve,
të të sotmes.