>
LETERSISHQIP
Dhurata Kola Kaloshi

Hijet

Qielli i terrun ja merr dritën agut,
e shndërron atë në gjysmë natë
e gjysmë ditë.
Tani në rrugë vërtiten vetëm silueta,
e sheshet i sundojnë zombit.

Zërat e shpresës shuhen honeve,
ndryshku ia gërryen palcën hekurit,
qirinjtë e ndezun përzhitin akullnajat,
si gjethet e vjeshtës bien të vdekurit.

Bien të vdekurit si gjethet e vjeshtës,
nën qiellin e terrun, nën agun gri,
njerëzit si hije kapërcejnë pragjet,
hijet teren në asfaltin e zi.