>
LETERSISHQIP
Dhurata Kola Kaloshi

Pritja

Po shkojnë ditët si ujt’ e drinit,
si vala valës nuk i ngjan,
udha, humbur udhës,
koha, humbur kohës,
po dergjen ndër lisat e ramë.

Klithmat kafshojnë orët,
hirnosja ia ka përpi kupën qiellit,
i pashpresi rrëzuar mbi rranjët e shkuluna,
pret, të ngrihen nga varri të vdekurit.