>
LETERSISHQIP
Dhurata Kola Kaloshi

Në Kopshtet E Zbrazuna

Në kopshtet e zbrazuna shpresash,
përkundin stinët ditët e trishta,
ëndërrat e fshehuna trazohen mugut,
prej rrezes përthyeme mureve të hirta.

Shpendët pelegrinë rrahin qiejt,
duart gozhduar në ajër, ndryhen,
veç krisma rrokullisen majës së Olimpit,
statuja perëndish që rrëzohen e bien.

Në ditët e mugëta stinëve të trishta,
në kopshtet e zbrazuna andrrash,
kopshtari i vetmuar, muzgut thyer dita,
mbledh, derdh buketa ofshamash.