>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Gjarpërinj Të Krimit

Ata, mbi shpinë mbajnë dekorata, edhe pse deri në fyt mbushur me krime,
ata mendojnë se janë krenari e kombit të tyre, dergjur në burgje ndërkombëtare,
ata, gjarpërinjtë e krimit, të zinjtë në shpirt, të pabesë si mortja, të fëlliqur,
e vazhdojnë krimin e tyre të ligë, me nderimet më të larta, me kriminalitetin si himn të zi kombëtar.