Dionis Xhafa
Shtëpia E Vjetër
Shtëpia e vjetër është veç mall dhe ngrehinë kujtimesh,
si një gotë e thyer, lundron në detin e së kaluarës që nuk kthehet,
në trajtat e vjetra që nuk duhen, por brenda vetes mbartin kohë e dëshirë,
në pllakat që nuk janë, në tjegullat që presin rreze dielli të pakta e të ftohta.
Se shtëpia e vjetër është si vera, që sa më tepër kohë kalon më e mirë bëhet,
e do të kujtosh, ndoshta ndër udhë, a në anije kur të udhëtosh, po ata dhoma,
kur në vegjëli cigaren për herë të parë e ke pirë dhe oda mbushet me tym, plot,
oborri i mbushur me fruta e pemë, që sot krahët i kanë të këputura, si kujtesa, që turbullohet, por mplekset në mendjet e zemrat tona.

Komente 0