Dionis Xhafa
Rini Jam (Mbi Individualen Dhe Të Përgjithshmen)
Rini jam, dua liri, dua mirëqenie, gjithçka të mirë e dua, një diell mbi kokë, jo hënë dhe errësirë,
të qeshem në dritë të fisshme, pa u detyruar që për të qenë i pasur një ditë të hyjë në udhë të krimit të madh,
ndër tunelet e jetës të ndritem kudo shkel, të mos përkulem përpara madhështisë së pushtetit të frikshëm,
fashizmës së pashpallur, në moshën kur njeriu më shumë ëndërron, në atë lule që duan ta këpusin, jo mua, se rini jam.
Rinia kur bëhet zi, bëhet skëterrë, një atdhe i leckosur prej dorëhekurish e bën këtë gjë, një padrejtësi deri në qiell,
thikë hap pas hapi, një turp që ecën dhe ka vetëm tradhti, në udhë të gjatë të një vendi të lodhur prej spiunazhit të frikshëm,
ku dhe hapin në udhë të drejtë s’ta falin, se dheu im është lindje, aty dhe të suksesshmin e pengojnë dhe jo ta udhëzojnë,
siç ndodh në Perëndim, ku një mendimtar shprehet se edhe të paaftin e mësojnë të bëhet i mirë, ndërsa në vendin tim, ka mënxyrë.
Rini jam, edhe pse dobësuar, edhe në atë dobësim, vetëm të më rrëzojnë, të më hedhin tutje duan, të më zhdukin,
se moshë e njomë vështirë e ka edhe mbijetesën, kapërthyer me punë të rënda, në udhë të largëta të atdheut dhe kthim e harrim,
mos më godisni se fort goditur prej sistemit jam, kjo rini e flet këtë të vërtetë therrëse, në vuajtjen që përjetohet përditë, në heshtje,
e një ditë duhet të dalë jashtë kjo e vërtetë, kjo thirrje, kjo dëshmi, ky realitet, kjo padrejtësi, që të vret e të ha përditë nga pak.
E "ngrënë" jam shumë, në mish të njomë e drejtojnë thikën, bajonetat, mbi mua, mbi ne, rininë e një vendi shpresë pak, kurdoherë,
dhe rrojmë sa për të rrojtur, me një kokë që vërtitet në katër anë për të shpëtuar, për të mbijetuar, për të rrojtur me nder dhe njerëzishëm,
aq shumë rrobet janë të lodhura, e ecim turbullt në natë të errët, pa yje dhe shpresë, pa diell e xixa, pa qiell, pa lumturi, pa harmoni,
e duket se nuk gjendet kërrkund ajo ç’ka jam, përfaqësoj vërtetë, por e them edhe kështu, ta dinë si jam (jemi) katandisur: Po, rini jam.

Komente 0