>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Kënga E Vajit

Një qyqe këndon në një vend të panjohur, në hënën që "hahet" dhe vjen e hollë si lis,
e thatësira është e dukshme, sikur të ishte shkretëtirë e madhe e Saharasë, në vend të shkretë dhe me guralecë,
një zë më thërret pa dashje emrin tim, në dukjen që nuk duket, një melodi që vjen prej njerëzve të afërt të mi,
e ndërmend më vjen njerëzia ime, ajo më në gji, në kushtet që është, në fatet që nuk dihen, në jetën e skëterrë pis.

Në vendin e panjohur, në kthesën e madhe, në ëndrrat që flenë dhe në ftohtësinë që shihet, bien yjet,
shpresa vjen e bëhet më e dukshme, më e etshme, e ajo të mban gjallë në këtë jetë,
se të vdekur sot do ishim ndryshe, në padrejtësitë e globit, në pabesinë e njerëzve endesh pa fund,
në bojërat e zeza që nuk i do askush, kur gjarpërinjtë vallëzojnë në këtë vend të mirdhihtë, ti ik tutje, fluturo si flutur, o me fletë.