>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Kujtime Nga Napoli

Eh, qytet i lashtë sa Itali e vjetër,
madhësrisht ngrihen gradaçelat e tua, në qiellin e paskaj,
mes heronjsh, kuajt e mesjetës, në sheshin kryesor, e tutje rëra, deti,
freski, e të ledhaton fytyrën, erërat dhe guralecët, në lumenjtë, blu, blu, blu, blu.

E dita është jetë, është dielli që shëndrrit si poçe,
në dritaret, në rrugica, në punëtori e zyra ka lëvizje,
e ndjen aromën e parfumit të Mesdheut, si shpërndahet në eter në njëmijë ngjyra,
e ndjen në trup plot jetë, jetë, jetë, jetë.

E lëvizja vazhdon bashkë me ritmin e pandalshëm, në fusha
e kudo shëndrrit diell, e lulet e bimët flasin, për të mirat e tokës italiane,
për ushqimet tradicionale, për sportin, për dashurinë ndaj ekipit të qytetit, ku dhe të huajt bëhen me Napolin,
e ka në ajër harmoni, harmoni, harmoni, harmoni.

Po dhe ecën koha, vrik si gjak që shpërthen e dielli "lind" në Perëndim,
e njerëzia është prapë dashuri, që ze fill në buzëqeshjen diellore të hapësirës kuqerremte,
e njerëzia është prapë mirësi e fjetur në ndjenjë fisnike, krenari napolitane,
e hëna ndërrin fort si diamant verbues, lart mbi re, bën dritë, dritë, dritë, dritë.