Dionis Xhafa
O Vendi Im, Ndize Zjarrin
O vendi im, zhduke urrejtjen që qarkullon kudo ndër njerzi që nuk mundet me qenë njerëzi,
shuaje të keqen ndër zemra dhe shpirtra, gënjeshtrën dhe mashtrimin që flen ndër ty si një gjë e keqe,
shuaj të poshtrën dhe digje të ligën, e mos e lejo urrjetjen të jetë ndër trupin tënd si rriqër e keqe,
o zhduk mallkimin, të zezën që vetëm ecen ndër trup e mëlçi, e udhë tënden.
O vendi im, në vend të urrejtjes së njerëzve të ligë, ndize zjarrin, mos nxit hakmarrjen as tinëzinë, pabesinë jo e jo,
vetëm flutura dhe e mira që vjen si një shpresë, si diçka e madhe, si kala, si fortesë që nuk lëkundet,
besa-besë si vëllezër të një barku sikur me qenë, një dhe të fuqishëm si njerëz të një vendi,
që kujtimin e vet e kërkon te e mira, te qielli plot me yje, që ndriçon fuqishëm edhe në netët më te errëta, pis të skëterrta.

Komente 0