>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Pulson Zemër E Ndarë E Kombit

Pulson zemër e ndarë e kombit, në një mijë copash përçarë prej trungut,
njerëzia e gjakut të njëjtë ha tokë e gurë, në dheun e vet trashëguar prej gjyshërve,
e shkretë vjen dita, i errët dielli, hënë e zezë në tokë të vyer, në atdhe të parëve,
e vlon dëshirë e mall e flakë, nëpër tokën e atdheut të largët, ku banojnë çdo ditë shqiptarë.

Ja kjo udhë që e shoh, vjen ngjyrë e zezë dhe kadifenjtë, pak ndriçon e rron me shpresë,
se një ditë më mirë ndoshta do të bëhet, në tokën përçarë e njerëzve të shtypur prej kombit "fqinj",
në barakat e ndër llamarinat, ndër shkolla e institucionet, ndrin arsimi në varfëri,
nën parimet e islamit, nën këtë udhë që flen e zezë, pulson zemër e ndarë e kombit.

Shkruar në Shkup, "Për shqiptarët e Maqedonisë"