>
LETERSISHQIP
Dionis Xhafa

Kazmë Shpirtit

Po ti je në qytetin e detit,
ku shqiptarët lahen e paturpërsisht disa pshurrin
E unë në thatësirën e një qyteti, që i madh është,
por kurrë nuk e kam dashur
Realitet këtu nuk e dua,
andaj përpiqem të fshihem,
të zhdukem, të tretem
E derisa nuk dua t’i besoj mënxyrës,
besoj në të përjetshëm, në amëshueshmen e mitit.

Po mitik u bëra sot,
në vendin që mundesh me qenë i përçunduar si mi e micë
E në zemër më hyn kafshët që brejnë, me brejtës,
edhe luan e tigër i zi,
Ma bën shoshë të mjerin shpirt,
ma hoqën prej trupi
e si mëlçi e ngrënë ia dëftuan njerëzisë
E unë s’mundem ta duroj më largësinë, mërzinë,
se veç plasje, britma, me lopatë, me shat,
t’i vësh kazmën shpirtit.