Dionis Xhafa
Ti Tradhtare
"Sa i keq është njeriu", e ke thënë ti tradhtare,
fjalën besë që nuk e di se ç’është,
hipokrizi dhe gënjeshtër, më rrokullise nëpër varre,
jetën e dinja të vështirë, por kurrë nuk e prisja këtë.
Prerë në besë dhe vrarë në shpirt, njeriu kafshë qenka,
edhe Fedra të kishe qenë, gjë të tillë nuk kishe bërë,
shëtis, hënën shoh, dielli lind por zi e kam, përditë atë,
mbushur helm e kam unë zemrën, e tradhtia qënka e rëndë.
Por unë mendjen nuk e vras, do ec në udhën time,
një ditë maska do të dalë, trëndafilit gjembat i shihen,
perënditë do të zbresin, e ata do të bëjnë flijime,
në këtë botë për çdo gjë të padrejtë, nga qielli karma bien.

Komente 0